Takim për forcimin e bashkëpunimit midis QPKMR dhe World Vision.

QPKMR organizoi një takim me organizatën World Vision në ambientet e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Takimi nxorri në pah rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të përmbushjes së realizimit të qëllimit të përbashkët: parandalimi i kriminalitetit tek të miturit!
Thelbi i diskutimit u përqëndrua në tre komponentë kryesorë:
1. Edukimi ligjor i të miturve
2. Puna me prindërit
3. Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet IM Kavajë-institucioneve arsimore-familjes.
Drejtuesja e QPKMR, Znj. Hasanllari u shpreh falënderuese për mbështetjen e partnerëve dhe shpresëplotë se kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim do të vijojë me programe të përbashkëta.