Takimi me të miturit që ndodhen në IM Kavajë.

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve në bashkëpunim me IM Kavajë, Shtëpia Studio Kadare, Shoqatën e Avokatëve Penaliste të Shqipërisë dhe me pjesëmarrjen e nxënësve të gjimnazit Kavajë, organizuan takimin me të miturit që ndodhen në IM Kavajë, në vijim të fushatës së sensibilizimit kundër gjakmarrjes dhe hakmarrjes, përmes edukimit, kulturës dhe librit.
Një falenderim i veçantë për bashkëpunëtorët e QPKMR, si IM Kavajë, Shoqatën e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, Shtëpia Studio Kadare, si dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, për bashkëpunimin ndërinstitucional, me qëllim parandalimin e kriminalitetit të të miturve dhe të rinjve.
Çdo ditë që një fëmijë gjendet përballë gjakmarrjes është një”Prill i thyer”, “Maj i thyer”, një “Ditë e thyer”. Ndaj duhet që të gjithë bashkë të ringremë shpresën dhe dashurinë për njëri tjetrin.