Trajnim dy ditor I stafit QPKMR dhe Drejtorisë së  Përgjithshme të Burgjeve mbi programin Y+ 

Programi Y+ tani do t’i mbetet QPKMR-së si një patentë për të punuar me aftësimin jetësor të djemve në konflikt me ligjin.

Falë bashkëpunimit dhe mbështetjes të Organizatës “Act for Society” në Institutin e të Miturve në Kavajë, u realizua shkolla verore me një sërë programesh të cilat tani më me trajnimin dy ditor të stafit të QPKMR-së dhe Drejtorisë së  Përgjithshme të Burgjeve do të mbeten si një “patentë” e përhershme për punën në vijim.

Forcojmë kapacitetet e institucioneve dhe mbi të gjitha ndihmojme të rinjtë në konflikt me ligjin.

Sic kemi dhe moton e këtij projekti “Është  më mirë të ndërtosh djem të fortë, se sa të rregullosh burra te thyer.”

Faleminderit actforsociety për këtë program dhe bashkëpunimin.