Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve mori pjesë në Tryezën Advokuese të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me fokus diskutimin mbi përmirësimin e praktikave dhe politikave për trajtimin e personave të mitur dhe të rinj në konflikt me ligjin.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Avokati i Popullit, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
U prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e raportit mbi respektimin e të drejtave themelore të individëve të privuar nga liria në institucionet penitenciare.
Reflektimet dhe diskutimet u pasuruan nga pjesëmarrja e ekspertëve të fushës, të cilët sollën ide konkrete për forcimin e proceseve të rehabilitimit dhe riintegrimit.
Ky aktivitet përforcoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të ndërtuar një sistem drejtësie më gjithëpërfshirës, që vendos në qendër dinjitetin dhe të ardhmen e të rinjve.

