Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) organizoi një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e institucioneve kyçe si ASHDMF, AKPA, dhe Drejtoria e Shërbimit Social Tiranë.
Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat dhe mundësitë për mbështetjen e të miturve në konflikt me ligjin, me synimin për t’u ofruar atyre një shans për riintegrim të suksesshëm dhe zhvillim personal.
Ky bashkëpunim ndërinstitucional është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shërbimeve sociale dhe nismave rehabilituese.