QPKMR dhe Atelier Sinnes Raum sjellin një qasje të re kreative në punën me të rinjtë

 QPKMR mirëpret një bashkëpunim të ri me Atelier Sinnes Raum! Shumë konflikte nisin të vogla, por kur nuk menaxhohen në kohë, mund të përshkallëzohen.  Në kuadër të këtij bashkëpunimi, seti i kartave terapeutike “Zjarr dhe Ujë”, i krijuar nga Renalda Ndreu, eksperte e terapisë përmes artit, është bërë pjesë e mjeteve të punës së QPKMR-së. […]

Të rinjtë në fokus të bashkëpunimit për edukim, dialog dhe parandalim

 Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Zyrën e Ndihmës Juridike Falas Fier, Zyrën e Komisionerit Kundër Diskriminimit Fier, Qendrën “Epoka e Re” dhe Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, zhvilloi takimin përmbyllës të vitit shkollor me nxënësit e shkollave të mesme […]