QPKMR mirëpret një bashkëpunim të ri me Atelier Sinnes Raum!
Shumë konflikte nisin të vogla, por kur nuk menaxhohen në kohë, mund të përshkallëzohen.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, seti i kartave terapeutike “Zjarr dhe Ujë”, i krijuar nga Renalda Ndreu, eksperte e terapisë përmes artit, është bërë pjesë e mjeteve të punës së QPKMR-së.
Ky set do të përdoret në punën me të mitur, të rinj dhe individë që përballen me situata konflikti, duke i ndihmuar të njohin dhe kuptojnë emocionet e tyre, të komunikojnë në mënyrë më efektive dhe të zhvillojnë aftësi për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.
Përmes lojës me role, reflektimit dhe aktiviteteve krijuese, pjesëmarrësit forcojnë empatinë, vetëkontrollin emocional dhe aftësitë sociale – kompetenca që i shoqërojnë jo vetëm në zgjidhjen e konflikteve të sotme, por edhe gjatë gjithë jetës.




