Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve nënshkroi një marrëveshje me “Qendrën e Rehabilitimit për Çrregullimet Adiktive” dhe “Alba Nostra Salus “, për t’ju ardhur në ndihmë të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin që shfaqin varësi ndaj alkoolit, lojërave të fatit apo drogërave psikotrope.
Kjo marrëveshje ka si qëllim të zhvillojë një model ndërhyrjeje pozitive me ofrimin e shërbimeve të kombinuara që synojnë arritjen e rezultateve fizike, mendore dhe sociale të pacientëve.
“Qendra e Rehabilitimit për Çrregullimet Adiktive” dhe “Alba Nostra Salus” operojnë me një protokoll të standardeve më të larta perëndimore për trajtimin e adiktologjive, duke përfshirë trajtimin mjekësor, detoxifikimin, ndjekjen pas trajtimit, këshillimin psiko-social dhe gjithë masat e nevojshme për kurimin e adiktologjive. Nëpërmjet kësaj marrëveshje këto qendra do t’i ofrojnë këto shërbime edhe për të miturit dhe të rinjtë në mbikëqyrjen e QPKMR!