24/08/2026
QPKMR shpall vend vakant për pozicionin “Magazinier”, në Sektorin e Financave dhe Shërbimeve Mbështetëse
KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “MAGAZINIER”:
a) Të ketë shkollën e mesme;
b) Të ketë një figurë të pastër morale;
c) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatësve;
d) Të ketë aftësi të mira komunikimi;
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
Marrëdhënia e punës me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të Miturve dhe të Rinjve rregullohet nga dispozita e ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës”, të tjera.
Klasa e pagave për pozicionin “Magazinier”, është V.
Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 gusht 2026 deri më 30 gusht 2026, si më poshtë:
Dërgimin e kërkesave së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë të QPKMR-së në adresën: R. “Frederik Shiroka”, Godina nr.8, kati i IV, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të bëhet brenda datës 30 gusht 2026.
Bashkëdhur me dokumentin, kandidati dorëzon 1 (një) kopjen e dokumenteve:
1. Jetëshkrim profesional, përmban të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
2. Kopje të dokumenteve (dëftesë të shkollës së mesme, diplomë (në rast se ka), letërnjoftimi (ID), librezë pune origjinale ose të noterizuara.
3. Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
4. Raport mjekësor.



