Ligji pa humanizëm nuk e përmbush dot misionin e tij.
Kënaqësi të prisnim në QPKMR Sekretaren e Përgjithshme të Caritas Europa, së bashku me Drejtoreshën e Caritas Albania, znj. Reso dhe Enkeledën, për të diskutuar mbi bashkëpunimin tonë shumëvjeçar në mbështetje të të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin.
Shprehëm mirënjohjen time të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme të Caritas përgjatë këtyre pesë viteve, gjatë të cilave kemi arritur së bashku 128 histori suksesi.
Për ne, këto nuk janë thjesht 128 dosje, por 128 histori njerëzore, të mitur e të rinj që kanë gjetur një mundësi të dytë dhe që sot ndërtojnë një jetë më të mirë, larg kriminalitetit.
Besoj fort se drejtësia duhet të ketë në themel dinjitetin njerëzor, empatinë dhe besimin se çdo individ meriton mundësinë për të ndryshuar.
Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimet që na bashkojnë rreth vlerave të humanizmit nuk janë thjesht partneritete institucionale, por një pjesë thelbësore e misionit tonë.





