Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Shërbimi I Provës, Drejtoria e Përgjithsme e Burgjeve dhe IM Kavajë, u zhvillua takimi ndërinstitucional i radhës mbi mbarëvajtjen dhe funksionimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi sa më konkretisht I problematikave dhe mbarëvajtjen sipas institucioneve përgjegjëse të Sistemit të Integruar, të cilat iu referuan dhe përfaqësuesit të AKSHI-t në Ministrinë e Drejtësisë.
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë shprehu mbështetjen maksimale për zgjidhjen e çdo problematike dhe zhvillimin e mëtejshëm të Sistemit të Integruar, me qëllim përmirësimin e statistikave, analizave dhe kërkimeve për të miturit në konflikt me ligjin.