QPKMR vazhdon takimet për fuqizimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave për trajtimin e rasteve të të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin.
Takimi u zhvillua me Znj. Sylvie Le Blavec, e ngarkuar me misionin pranë Shkollës Kombëtare për Mbrojtjen Gjyqësore të të Rinjve dhe Znj. Mariem ES-SAIDI, trajnuese në polin territorial të trajnimeve të “Grand Nord” pranë Shkollës Kombëtare për Mbrojtjen Gjyqësore të të Rinjve në Francë. Bashkëpunimi me misionin francez në drejtësinë për të mitur vazhdon të forcohet me plane bashkëpunimi konkrete dhe shkëmbime përvojash shumë të dobishme.