Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Qendrën për Rehabilitimin e Varësive Alba-Nostra, zhvilluam një tryezë në nivel teknik për problematikat që sjell varësia nga droga tek përfshirja e të miturve në konflikt me ligjin.
Raste konkrete, problematika dhe propozime për zgjidhje sa më të dobishme për të miturit në konflikt me ligjin.
Në cilësinë e institucionit përgjegjës për koordinimin e zinxhirit ndërinstitucional të Drejtësisë Penale për të Mitur, mbështetur në Strategjinë Kombëtare të Drejtësisë për të Mitur 2022-2026, QPKMR do të vazhdojë të zhvillojë takime të tilla, që forcojnë bashkëpunimin dhe unifikojnë protokollet e trajtimeve të rasteve.