Parandalimi i kriminalitetit dhe ndërgjegjësimi ligjor tek të miturit në shkolla
Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për parandalimin e kriminalitetit dhe të dhunës tek të miturit dhe të rinjtë, u zhvillua një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, Tiranë.
Në fokus të takimit ishte ndërgjegjësimi i nxënësve mbi pasojat e dhunës, bullizmit dhe sjelljeve në kundërshtim me ligjin, si dhe rëndësia e respektimit të të drejtave të të tjerëve dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua diskutimit të rasteve konkrete nga përditshmëria, situatave që mund të çojnë në përfshirjen e të miturve në vepra penale, pasojave që ato sjellin dhe mënyrave për parandalimin e tyre.
Përmes kësaj fushate synohet të rritet ndërgjegjësimi i të miturve dhe të rinjve mbi rëndësinë e respektimit të ligjit, përgjegjësisë individuale dhe parandalimit të sjelljeve në kundërshtim me ligjin.
Parandalimi fillon me ndërgjegjësimin!





