Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi I Provës, Drejtoria e Përgjithsme e Burgjeve, u zhvillua takimi ndërinstitucional i radhës mbi mbarëvajtjen dhe funksionimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi sa më konkretisht i problematikave dhe mbarëvajtjen sipas institucioneve përgjegjëse të Sistemit të Integruar.
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë shprehu mbështetjen maksimale për zgjidhjen e çdo problematike dhe zhvillimin e mëtejshëm të Sistemit të Integruar, me qëllim përmirësimin e statistikave, analizave dhe kërkimeve për të miturit në konflikt me ligjin.