“Dita e Drejtësisë”

Më datë 10 maj 2022 në kuadër të “Ditës së Drejtësisë” ishte nisja e një projekti i cili do të marrë jetë nëpër të gjitha gjimnazet e Shqipërisë “Ministër për një ditë”. Nisma ka për qëllim mbledhjen e ideve dhe propozimeve konkrete nga gjimnazistët se çfarë politikash duan për parandalimin e krimit me qëllim krijimin e një ideje më të saktë dhe adaptimin e tyre në politikat e ardhshme të QPKMR-së.