Nisja e projektit “Summer School” me të miturit në IM Kavajë.

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve në bashkëpunim me Organizatën “Act for Society” nisën sot projektin “Summer School” në Institutin e të Miturve Kavajë.
“Summer School” do ta zhvilloi veprimtarinë përgjatë tre muajve të verës, ku për 12 javë me radhë do të trajtohen 12 tema të ndryshme.
“Summer School” do të ketë në fokus dhënien e njohurive dhe informacioneve për të miturit që ndodhen aktualisht duke vuajtur dënimin në Institutin e të Miturve Kavajë nëpërmjet lojrave, aktiviteteve, shembujve nga praktika etj.
Ky program do ta shtrijë veprimtarinë e tij edhe për të gjithë të miturit dhe të rinjtë që janë në konflikt me ligjin.