Të rinjtë për të rinjtë!

Të ftuar mes të rinjve të gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët organizuan një shfaqje ku nëpërmjet pjesëve teatrale, videove, pikturave dhe artit dhanë mesazhe sensibilzuese për luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe parandalimin e kriminalitetit te të miturit dhe të rinjtë.

Në aktivitet ishin përfaqësues nga Ministria e Brendshme, oficerë të sigurisë në shkolla dhe përfaqësues nga QPKMR.

Theksi u vu në rolin që ka edukimi dhe ndërgjegjësimi, si mjetet kryesore për të parandaluar kriminalitetin tek të miturit dhe të rinjtë.