Në Njësinë Administrative Farkë, Tiranë, në mbledhjen e Grupit Teknik Ndërsektorial, me përfaqësues nga QPKMR, Punonjës Social të Njësisë Administrative Farkë, Psikologu që asiston në shkollat e Njësisë Farkë, si dhe Punonjës nga Fshati “SOS” për diskutim dhe gjetje alternativash mbi zgjidhjen e problematikave të punës së përditëshme të Punonjësit të Mbrojtjes së Fëmijës në këtë njësi.
Në këtë takim u bë një vlerësim i situatave problematike konkrete dhe u diskutua për rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit midis GTN-ve, si një masë e nevojshme për parandalimin e sjelljeve delikuente, duke marrë në konsideratë parimin e interesit më të lartë të fëmijëve.
Ngritja e GTN-ve po merr vlerë çdo ditë e më shumë në funksion të një shoqërie të përkushtuar drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.