QPKMR në Paris në takimin e zhvilluar nga Rrjeti i Politikave Europiane të Drejtësisë Restauruese

Në ditën e parë të takimit kishte përfaqësues nga 20 vende/juridiksione të ndryshme, të cilët u mblodhën për të diskutuar zhvillimet e fundit të politikave dhe sfidat në lidhje me drejtësinë restauruese, ndër të cilat ishte përfaqësuese edhe Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve.

U diskutuan çështjet rreth përdorimit të drejtësisë restauruese në rastet e dhunës seksuale dhe në familje, si dhe rishikimin e Direktivës së BE-së për të Drejtat e Viktimave.

Ditën e dytë të takimit Ministria e Drejtësisë së Francës organizoi konferencën ndërkombëtare mbi qasjet europiane dhe perspektivat inovatore në drejtësinë restauruese. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 150 pjesmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Anëtarët e EFRJ, Ian Marder, Antonio Buonatesta dhe Katrien Lauwaert gjithashtu kontribuan në këtë program.