Në Njësinë Administrative nr.1 Tiranë, në mbledhjen e Grupit Teknik Ndërsektorial, me përfaqësues nga QPKMR, Shërbimi Social Shtetëror, Punonjës për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Punonjës të Komisariateve dhe nga organizatat me të cilat bashkëpunojmë, për trajtimin e rasteve konkrete problematike të të miturve që janë në këtë njësi administrative.
Në këtë takim me pjesëmarrës psikologë, punonjës social dhe juristë, u bë një vlerësim konkret i situatës problematike të adresuar dhe u vendos për masa konkrete në bazë të vlerësimit të riskut të rastit, për të vijuar më pas me zgjidhjen e problemit, duke vlerësuar me përparësi dhe duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës si dhe të të miturve të tjerë përreth.
Ngritja e GTN-ve po merr vlerë çdo ditë e më shumë në funksion të një shoqërie të përkushtuar në trajtimin e sjelljeve delikuente të të miturve duke vënë theksin në adresimin e sfidave komplekse, për ndërtimin e një mjedisi më të mirë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.