QPKMR dhe IPO, një organizatë ndërkombëtare në fushën e sigurisë me fokus parandalimin e kriminalitetit si dhe trajtimin e tij, nënshkruan marrëveshjen me disa programe të përbashkëta si:
Përgatitja e planeve të veçanta të rehabilitimit për të miturit dhe të rinjtë që kanë kryer vepra penale nën ndikimin e krimit të organizuar.
Trajtimi i të rinjve 18-21 vjeç, që janë në përfundim të dënimit në të gjithë IEVP-të në vend, objekt i punës së QPKMR.
Ndërgjegjësimi i të gjitha institucioneve arsimore në vend mbi rëndësinë e riintegrimit të ish të dënuarve dhe zbatimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Trajnime të përbashkëta me policinë e shtetit dhe policinë e burgjeve si kontakti i parë i të miturve në konflikt me ligjin.
Module trajnimi të stafit të QPKMR nga ekspertë ndërkombëtarë, anëtarë të IPO.