Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve ishte pjesë e seminarit të organizuar nga UNICEF me temë “Roli i Policisë në zbatimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur dhe Ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” në Bashkinë Shkodër. Në ketë aktivitet ishin të pranishëm përfaqesues nga Prokuroria, Policia, Shërbimi i Provës dhe organizata të ndryshme që e shtrijnë veprimtarinë e tyre në Bashkinë Shkodër. Ndër të tjera u bë dhe një prezantim mbi njohjen mni rolin e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve.