Vijimi i bashkëpunimit me misionin francez për shkëmbimin e eksperiencave

Bashkëpunimi ynë me Shkollën e Magjistraturës në Francë vazhdon të jetë thelbësor për zhvillimin e praktikave të mira në drejtësi.

Sot përfituam nga vizita e Gjyqtarit të ri Grégoire Marin, i cili zgjodhi Shqipërinë për të eksploruar sfidat dhe sukseset në rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve.

Në QPKMR ne sot shkëmbyem njohuri dhe përvoja, ndërsa bashkëpunimi ynë me misionin francez mbetet një nga aspektet kyçe të përmirësimit të sistemit të drejtësisë në vendin tonë.