RUGBY, Një Sport i Ri në Institutin e Kavajës.

Sot, në Institutin e të Miturve Kavajë, me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Rugby, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve ku u nënshkrua marrëveshja tre palëshe me qëllim vendosjen e bashkëpunimit në kuadër të rritjes së mundësisë së aksesitit në sport për të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin si pjesë aktive apo dhe spekatorë, me qëllim riintegrimit dhe risocializimin e tyre në shoqëri nëpërmjet sportit.
Të miturit, me një qëndrim proaktiv në lojë demonstruan interes dhe angazhim të shkëlqyer ndaj aktivitetit sportiv të zhvilluar që ditën e parë, direkt pas prezantimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes.
Me sportin, si mjet për të parandaluar sjelljet prokriminale dhe për të nxitur zhvillimin e potencialit njerëzor të këtyre të rinjve!