Në Gramsh, ku u zhvillua ‘Tryeza e Konsultimit’ me temë ‘Bashkëpunimi Ndërinstitucional dhe me Komunitetin’, e organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (IPO). Ky aktivitet kishte për synim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe edukimin qytetar për parandalimin e krimeve, menaxhimin e emergjencave dhe sigurinë në komunitet.
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve kontribuoi në diskutime mbi strategjitë e koordinimit të strukturuar për menaxhimin dhe tejkalimin e situatave emergjente, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të institucioneve si Bashkia Gramsh, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ASHDMF etj. dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët diskutuan dhe ndanë njohuri për të përmirësuar bashkëpunimin dhe menaxhimin e emergjencave.