Punojmë për Modulet e Reja të Punës! Një Platformë të Dhënash Shtetërore Online, e krijuar sipas Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, me mbështetjen e UNICEF Albania dhe ekspertëve të tij, është angazhuar në hartimin e një moduli të të dhënave për rastet e të miturve në konflikt me ligjin. Ky modul do të përmirësojë ndjekjen dhe mbështetjen gjatë procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve në konflikt me ligjin.
Ky është moduli i fundit që do të pasurojë Sistemin e Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur, një platformë të dhënash shtetërore online, e krijuar sipas Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. Në këtë sistem kontribuojnë QPKMR, Policia, Prokuroria, Gjykata, Shërbimi i Provës dhe Institucionet për Ekzekutimin e Vendimeve Penale për të mitur.
Përftimi i të dhënave nga ky sistem ndihmon organet shtetërore të përmirësojnë proceset dhe politikëbërjen në përputhje me nevojat dhe sfidat e të miturve në konflikt me ligjin.