QPKMR dhe Drejtoria e Çështjeve Sociale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve realizuan sot një tryezë teknike mbi rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve dhe të rinjve 18-21 vjeç në konflikt me ligjin dhe perspektivat e nevojshme për fuqizimin e këtyre dy komponentëve programatikë.
•Ekspertizën më të mirë e kemi në mes të punonjësve të cilët çdo ditë punojnë pa u lodhur në këtë mision, ndaj shkëmbimi i këtyre diskutimeve konstruktive është një nga shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë.