Në shkollën “Vatra e Dijes”, Tiranë, me klasat e 7-ta, 8-ta dhe 9-ta, ku u zhvillua sesion edukimi ligjor

Në shkollën “Vatra e Dijes”, Tiranë, me klasat e 7-ta, 8-ta dhe 9-ta, ku u zhvillua sesion edukimi ligjor . Ky aktivitet kishte si qëllim informimin e nxënësve për drejtësinë penale për të mitur, duke i njohur ata me sistemin e drejtësisë dhe funksionimin e tij.

Gjatë takimit u prezantua edhe roli i Qendrës për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) , duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të të miturve dhe promovimin e një shoqërie të sigurt dhe të drejtë.