Më pranë fëmijëve me drejtësi dhe përkujdesje!

Sot i dhamë një dimension të ri drejtësisë për të miturit, duke prezantuar një version miqësor dhe të ilustruar të Kodit Penal për të Mitur, i hartuar nga vetë fëmijët dhe të rinjtë! Një udhërrëfyes i qartë dhe i thjeshtë, që i ndihmon ata të kuptojnë më mirë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.

Si prind dhe Ministër i Drejtësisë, ishte emocion i veçantë të shihja fëmijët të angazhohen aktivisht në këtë proces të rëndësishëm. Edukimi ligjor i brezave të rinj është themeli i një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Mirënjohje për Ambasadoren e Austrisë, Monica Zach, Terre des Hommes dhe të gjithë partnerët që mbështetën këtë nismë, në kuadër të Javës për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit. Falënderim i veçantë për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që me kreativitetin e tyre i dhanë jetë këtij projekti unik!