Në Durrës, për një të ardhme më të sigurt për të miturit në konflikt me ligjin!
Në bashkëpunim me Caritas Albania, zhvilluam një takim të rëndësishëm me përfaqësues të drejtësisë, shërbimeve sociale, punësimit dhe institucioneve vendore, për të forcuar mekanizmat e mbështetjes dhe riintegrimit të të miturve.
Drejtësia miqësore për të miturit dhe roli i shërbimeve sociale ishin në qendër të diskutimit. Po ashtu, një fokus i veçantë u dha fuqizimit të mekanizmave të punësimit , si një hap kyç për integrimin e këtyre të rinjve në shoqëri.
Bashkëpunimi mes institucioneve dhe organizatave është çelësi për një sistem më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë. Me angazhimin e përbashkët, krijojmë mundësi të reja për një të ardhme më të sigurt për këta fëmijë dhe për shoqërinë tonë.
