Bashkëpunim me Unicef Albania

QPKMR në bashkëpunim me Unicef Albania organizuan një aktivitet me të rinjtë e Cërrikut, në kuadër të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur, për t’i informuar mbi drejtësinë penale për të mitur – mbi të drejtat e tyre , përgjegjësitë  dhe mbrojtjen që ligji ofron për ta .
Një diskutim i hapur, me pjesëmarrje aktive dhe plot pyetje që treguan sa të interesuar dhe të angazhuar janë të rinjtë për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të sigurt.