Takim informues në Qendrën TOK me UNICEF dhe Qendrën Burimore të Alternativave të Zhvillimit për parandalimin e krimeve tek të rinjtë

Patëm kënaqësinë të zhvillonim një takim frymëzues me adoleshentë, për informimin dhe parandalimin e krimeve tek të miturit dhe të rinjtë, pranë Qendrës së sapo krijuar “TOK”, në kuadrin e programit BE për KujdesinSocial. Kjo Qendër ofron për herë të parë shërbime sociale komunitare në Bashkinë Kavajë, ngritur me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe zbatuar nga UNICEF Albania e World Vision Albania.
 Kjo veprimtari ishte pjesë e një bashkëpunimi mes Qendrës për Parandalimin e Kriminalitetit të të Miturve dhe të Rinjve, UNICEF Albania dhe Qendrës Burimore të Alternativave të Zhvillimit për krijimin e një shoqërie më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse, ku të rinjtë jo vetëm që informohen, por mbështeten e fuqizohen për të ndërtuar të ardhmen e tyre larg rreziqeve.
 Parandalimi fillon me informim, ndërgjegjësim dhe shërbime.
Faleminderit të gjithë aktorëve për angazhimin dhe përkushtimin ndaj të rinjve!