QPKMR mori pjesë në Dialogun Strategjik Vjetor të organizuar nga @unicefalbania, së bashku me përfaqësues nga institucionet shtetërore dhe anëtarët e Bordit Këshillimor të Adoleshentëve, për të vlerësuar progresin e vitit 2025, për të përcaktuar prioritetet për vitin 2026 dhe për të hedhur bazat e Programit të ri të Vendit 2027–2031.
U nënvizua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirjes së të rinjve në politikat që prekin fëmijët dhe adoleshentët, në përputhje me objektivat e reformave kombëtare dhe rrugëtimin drejt integrimit europian.
QPKMR riafirmoi angazhimin për të kontribuar në proceset strategjike që garantojnë të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht në fushën e drejtësisë për të mitur dhe mbrojtjes sociale.

