Suksesi fillon me një mundësi!

Tre të mitur përfunduan me sukses kurset profesionale në berber dhe gjuhë angleze, falë bashkëpunimit mes QPKMR dhe Caritas Shqiptar.
Ky nuk është vetëm një përmbyllje kursi , por një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit profesional dhe integrimit social të të rinjve, duke u ofruar atyre mundësi konkrete për një të ardhme më të sigurt .
 QPKMR do të vijojë të mbështesë mundësi konkrete për zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjve , duke besuar se investimi tek ata është rruga drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme .