Konferenca Rajonale për Ndalimin e Dhunës ndaj Fëmijëve

Në Konferencën Rajonale për Ndalimin e Dhunës ndaj Fëmijëve, organizuar nga Ministria e Punës, Familjes dhe Rinisë së Rumanisë , në bashkëpunim me UNICEF  dhe përfaqësuesin e Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së për mbrojtjen e fëmijëve , Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) u përfaqësua në delegacionin shqiptar  nga Drejtoresha e Qendrës, Znj. Klaudia Hasanllari.
Së bashku me Kryetaren e ASHDMF, Znj. Alma Tandili, Përfaqësuesin e Zyrës së UNICEF Shqipëri, Z. Murat Sahin dhe Znj. Emira Shkurti, specialiste për të drejtat e fëmijëve , delegacioni prezantoi zhvillimet në Shqipëri për mbrojtjen e fëmijëve dhe sfidat.
Në panelin “Roli i Reformimit të Drejtësisë në ndalimin e dhunës ndaj fëmijëve ”, Znj. Hasanllari ndau praktikën e Shqipërisë dhe zhvillimet sa i takon krijimit të Kodit të Ri të Drejtësisë për të Mitur , zhvillimin e drejtësisë restauruese, qasjen multi-disiplinare dhe vështirësitë e sfidat në implementim.
 Një fëmijë i mbrojtur nuk është një statistikë — është një jetë më e mirë, një shoqëri më e fortë!