Sot patëm kënaqësinë të hapim trajnimin dyditor “Training of Trainers (ToT)” me përshëndetjet e Zëvendësministres së Drejtësisë, Znj. Elona Hoxha, dhe Ambasadores së Francës në Shqipëri, Znj. Catherine Suard, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh për zhvillimin e drejtësisë për të mitur.
Në qendër të takimit është ngritja e kapaciteteve të Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve, përmes krijimit të rrjetit të parë kombëtar të trajnerëve, një hap thelbësor drejt standardeve bashkëkohore dhe praktikave më të mira evropiane.
Workshop-i po udhëhiqet nga ekspertët e ENPJJ: Charline Olivier dhe Sylvie Le Blavec, të cilat po ndajnë përvojën dhe metodologjitë franceze në formimin e trajnerëve.
Faleminderit të gjitha institucioneve pjesëmarrëse për angazhimin dhe bashkëpunimin!





