Në kuader të Dites Ndërkombetare te Femijeve, ASDO , në bashkepunim me Shërbimin Social te Bashkisë Pogradec, Qendrën e Parandalimit te Krimit te te Miturve, dhe UNICEF
Albania , organizoi nje aktivitet te veçante pranë Qendrës Multifunksionale “BiblioTech”. Më shumë se 50 femijë dhe të rinj morën pjesë në diskutime te hapura mbi te drejtat e femijeve,
rendesinë e përfshirjes së fëmijeve me aftesi ndryshe, dhe ndikimin që diskriminimi dhe përjashtimi social ka ne jeten e bashkemoshatarëve te tyre. Permes lojerave
interaktive, pyetjeve reflektuese dhe punës në grup, te rinjte paten mundesi te shprehin mendimet e tyre lirshem dhe te ndihen te degjuar.
Në permbyllje te aktivitetit, pjesemarrësit u ftuan te reflektojnë personalisht dhe të bejnë një premtim simbolik: që secili të reagojë perballe padrejtesisë, të ngrejë zerin kur dikush perjashtohet, dhe të kontribuoje për një komunitet më gjithëpërfshires dhe të drejtë për tё gjithë fëmijët.
Ky aktivitet eshtë pjesë e perpjekjeve te perbashketa per të ndërtuar një shoqeri më të ndërgjegjshme dhe të barabarte, ku asnje fëmije te mos mbetet pas.





