Grupet e punës së QPKMR dhe Caritas Albania vijojnë takimet e përbashkëta për të trajtuar raste konkrete të të miturve në konflikt me ligjin.
Këta të rinj, pas përfundimit të dënimit, janë tashmë pjesë e kurseve profesionale të ofruara nga QPKMR dhe Caritas Albania.
Qëllimi ynë është të krijojmë mundësi reale për arsimim, punësim dhe mbështetje psiko-sociale, duke ndihmuar në riintegrimin e plotë në shoqëri.
Rruga e rikthimit nis me mundësi!





