“Dhuna, bullizmi dhe pasojat e saj”. Aktivitet ndërgjegjësues në shkollën “Misto Mame”

Në shkollën “Misto Mame” u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues me temën “Dhuna, bullizmi dhe pasojat e saj tek adoleshentët”.
Gjatë prezantimit u trajtuan format e bullizmit fizik, verbal dhe online, si dhe ndikimi që ato kanë në shëndetin emocional dhe social të të rinjve.
U theksua rëndësia e raportimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, në mënyrë që çdo nxënës të ndihet i sigurt dhe i respektuar në mjedisin shkollor.
Nxënësit morën pjesë aktivisht me pyetje dhe diskutime, duke treguar interes për mënyrat e parandalimit dhe reagimit në situata problematike.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte forcimi i kulturës së respektit dhe mbrojtjes së njëri-tjetrit në komunitetin shkollor.