Riintegrimi i të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin
Zhvilluam sot një analizë ndërinstitucionale mbi rastet në mbikëqyrje të vitit të kaluar, objektivat për të ardhmen, sfidat dhe rekomandimet, me institucionet e linjës dhe Caritas-in Shqiptar.
Me vëmendjen e Zëvendësministres së Drejtësisë, Znj. Elona Hoxha dhe analizën e drejtuesve të institucioneve përgjegjëse në këtë proces, si Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përfaqësuar nga Zv. Drejtori i Përgjithshëm Z. Femi Sufaj, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, përfaqësuar nga Kryetarja Znj. Alma Tandili dhe mbështetjen e Caritas-it Shqiptar, përfaqësuar nga Drejtuesja Kombëtare Znj. Juliana Reso.
Eskpertiza dhe vëmendja e drejtuese, bashkuar me eksperiencat konkrete të stafeve shërbyen jo vetëm për të nënvizuar arritjet, por mbi të gjitha për të evidentuar problematikat dhe për t’u dhënë zgjidhje si një zinxhir ku secili institucion, bashkë me mbështetjen e shoqërisë civile bën më të mirën.




