Në kuadër të projektit “Shtegu i Mundësive”, së bashku me Caritas Albania, u zhvillua në Durrës një takim mbështetës me të miturin në proces rehabilitimi, me fokus fuqizimin personal, reflektimin dhe ndërtimin e perspektivave të reja për të ardhmen.
Takimi u zhvillua në bashkëpunim me Zyrën e Punës Durrës, duke vënë theksin te orientimi profesional, identifikimi i aftësive dhe krijimi i mundësive konkrete për përfshirje në tregun e punës. Përmes një qasjeje të personalizuar dhe mbështetjes së vazhdueshme, synohet rritja e besimit në vetvete dhe motivimit për një fillim të ri.
Çdo hap i vogël drejt ndryshimit është një investim i madh në jetën e një të riu.




