Në stendën që u mbajt në Ministrinë e Drejtësisë përgjatë Javës për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve

Në kuadër të Javës për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, gjatë gjithë javës stenda informuese pranë Ministrisë së Drejtësisë shërbeu si një hapësirë ndërgjegjësimi dhe orientimi për qytetarët, ku QPKMR – Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve ishte pjesë e saj, duke ofruar informacion dhe duke bashkëbiseduar me qytetarët për rëndësinë e raportimit dhe mbrojtjes së viktimave të krimit.