Në kuadër të Javës për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit dhe të angazhimeve institucionale për rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimit të kulturës së mbështetjes ndaj viktimave, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues në Shkollën “Dhora Leka”, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe përfaqësuesve institucionalë.
Gjatë aktivitetit u mbajtën fjalë përshëndetëse nga drejtues dhe profesionistë të angazhuar në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjes së viktimave të krimit, ndërsa nxënësit përcollën mesazhe të fuqishme përmes performancave artistike në forma të ndryshme, si poezi, këngë dhe interpretim skenik.
Ky aktivitet shërbeu si një hapësirë reflektimi dhe ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e empatisë, solidaritetit dhe përgjegjësisë së përbashkët në mbrojtje të viktimave të krimit.
Falënderojmë strukturat e mbrojtjes së femijës, arsimit dhe Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e palodhur, jo vetëm gjatë këtyre aktiviteteve, por çdo ditë në punën e përbashkët në shërbim të fëmijëve dhe viktimave të krimit.




