Në forumin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me institucionet partnere, çelet Java Ndërgjegjësuese për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, me fokus evidentimin e progresit të arritur deri më tani, si dhe riafirmimin e përgjegjësisë politike dhe institucionale në adresimin e kësaj çështjeje me rëndësi thelbësore.Një sistem drejtësie matet jo vetëm nga aftësia për të ndëshkuar autorin, por edhe nga mënyra se si trajton viktimën. Ministria e Drejtësisë do të vijojë të luajë rolin e saj koordinues dhe monitorues dhe do të kërkojë vijimësisht angazhimin real të të gjithë aktorëve, qendrorë dhe vendorë, publikë dhe të pavarur, për të marrë përgjegjësi të qarta dhe të matshme për mbrojtjen e viktimave të krimit.




