Forum me studentët në Universitetin Epoka

Zhvilluam një forum të hapur diskutimi me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Epoka, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Gjatë takimit u trajtua roli i Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, u diskutuan llojet e veprave penale më të hasura në vitet e fundit, si dhe sfidat dhe problematikat në ndërtimin e një sistemi drejtësie miqësore për të miturit dhe të rinjtë në Shqipëri.

Gjithashtu, u prezantua fushata #SkaShkurt, e lançuar muajin e kaluar, me synimin për të ndërgjegjësuar dhe parandaluar përfshirjen e të miturve dhe të rinjve në aktivitete të paligjshme.