QPKMR në një sesion edukimi ligjor në shkollën “Ali Laçej” në Shkodër

QPKMR, me ftesë të Shërbimit të Provës, Zyra Vendore Shkodër, iu bashkua grupit ndërinstitucional për edukimin ligjor dhe zhvilloi një sesion informues në shkollën “Ali Laçej” në Shkodër, së bashku me Ndihmën Juridike Falas.
Gjatë takimit, nxënësit u informuan mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe mbi rëndësinë e respektimit të ligjit dhe pasojat e shkeljes së tij.
Në përmbyllje të sesionit u vu theksi te rëndësia e informimit dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm të të rinjve, si një hap i domosdoshëm për forcimin e kulturës ligjore dhe për parandalimin e sjelljeve që bien ndesh me ligjin dhe rregullat shoqërore.