Seance edukimi ligjor ne shkollen “Muhamer Janina”, Dimal

QPKMR, me ftesë të Shërbimit të Provës, Zyra Vendore Berat, iu bashkua grupit ndërinstitucional për edukimin ligjor dhe zhvilloi një sesion informues me nxënësit e shkollës “Muhamer Janina”,në Dimal, së bashku me Zyrën Vendore Arsimore Berat. 📚⚖️
Gjatë takimit, nxënësit u njohën me të drejtat dhe detyrimet e tyre, rëndësinë e respektimit të ligjit, si dhe pasojat që sjell shkelja e tij. 👩‍🎓👨‍🎓
Në përmbyllje të sesionit u theksua rëndësia e informimit dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm të të rinjve, si një element kyç në forcimin e kulturës ligjore dhe në parandalimin e sjelljeve që bien ndesh me ligjin dhe normat shoqërore.