Në Fier, pranë qendrës “Epoka e Re”, në bashkëpunim me Shërbimin e Provës – Dega Territoriale Fier, u zhvillua një sesion edukimi ligjor me pjesëmarrjen e nxënësve nga gjimnaze të ndryshme të qytetit.
Gjatë aktivitetit, të rinjtë u njohën me të drejtat dhe detyrimet e tyre, rolin e institucioneve në mbrojtjen dhe respektimin e ligjit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbështetje të të rinjve.
Në sesion morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme, ndër të cilat: Shërbimi Social, Psikologë të shkollave, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi,Policia e Shtetit dhe aktorë të tjerë lokal.
Aktivitete të tilla synojnë forcimin e kulturës ligjore dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për një shoqëri më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.





