Takim i perbashket pune me Institutin per Demokraci dhe Ndermjetesim

Sot, Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve zhvilloi një takim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të njohjes me veprimtarinë e institucionit tonë.
Gjatë takimit u prezantua puna e QPKMR-së, sfidat dhe nevojat aktuale, si dhe u diskutuan mundësitë dhe hapësirat për përmirësim dhe bashkëpunim në funksion të forcimit të mekanizmave të parandalimit dhe mbrojtjes së të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin.
Takime të tilla shërbejnë për shkëmbimin e eksperiencave dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme në mbështetje të interesit më të mirë të fëmijëve dhe të rinjve.